Është i njohur për baladat e tij të mrekullueshme shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar, por Shkumbin Ismaili në prag të sezonit veror vendosi të vijë me më shumë ritëm në projektin e tij të fundit të titulluar ‘Se ç’mu desht’.
Këngët e tij kanë kryesisht për temë dashurinë dhe ngjarjet që këngëtari trajton brenda tyre janë të bazuara në jetën reale të tij dhe rrethit.
Sa i përket stilit të muzikës që këndon, këngëtari shpesh herë është krahasuar me rock grupin ‘Elita 5’, të cilët po ashtu vijnë nga i njëjti qytet, Tetova.
Shkumbini çdo ditë e më shumë është i kërkuar në mbrëmjet muzikore kudo ku ka shqiptar, kështu veç përmbushjes shpirtërore që i sjell muzika duke u pasuruar edhe nga ana financiare.
Për të dëgjuar shumë çka nga jeta e tij, klikoni në videon e mëposhtme të emisionit Express Rozë.


















