Po të më ftoj shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja vendin tuaj, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, Bakir Izetbegoviq, udhëheqësi boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai ka deklaruar se ka dëshirë të madhe që ta thërrasin për vizitë në Prishtinë dhe këtë vizitë nuk do hezitonte ta realizonte nëse i vjen ftesa.
Përveç kësaj, ai ka shtuar se është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrin së paku në nivel të njëjtë të kontaktit.
Izetbegoviq ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, ka shtuar se do të shohë se cilat janë mundësit që së paku në nivel të shkëmbimit ekonomik të ketë lehtësime.