Baka: Në klasë talleshin me mua, sa lot në Belgjikë! (Foto)

E publikuar: 22/09/2015 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrëfimi i dhimbshëm i kolumbianit të Milanit: “Me forcën dhe besimin në Zot kalova vështirësitë”

Karlos Baka ka origjinë të thjeshtë dhe kjo mund të dallohet edhe nga deklaratat që jep dhe mënyrën se si lëviz dhe sillet në fushë. Në një intervistë të dhënë për “Forza Milan”, ai ka folur për historinë e jetës së tij, duke rrëfyer të paktën dy momente që e kanë forcuar. i pari, kur në shkollë, kuptoi se mund dhe duhet të bëhej futbollist.

bak

“Ishte gjithmonë ëndrra ime. Mbaj mend njëherë kur isha në shkollë dhe mësuesja pyeti gjithsecilin se çfarë do të bëheshin kur të rriteshin: njëri tha mjek, tjetri avokat ndërsa njëri inxhinier. Kur erdhi tek mua, thashë se do të bëhesha futbollist. Pas një qetësie të vogël, të gjithë plasën së qeshuri. Atë moment e kam të fiksuar në mendje”. Por, në karrierën e Bakës aventura e vërtetë nisi në Belgjikë, tek Klub Bryzhi në vitin 2012: “I ftohti ishte i madh dhe nuk isha mësuar, ashtu si edhe me ushqimin. Veç kësaj, s’dija asnjë fjalë anglisht dhe nuk kuptohesha. Kishte ditë që qaja në dhomën time dhe që flisja me familjen, pasi më mungonte shumë. Shkoja në 8 për t’u stërvitur dhe kthehesha në orën 1 të drekës. S’ishte moment i vështirë, por i lutesha Zotit të më jepte besim dhe forcë”.