Mosvotimi i LDK-së në Kuvend për marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend, ka shkaktuar reagime të shumta.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është drejtuar me një gjuhë të papërshtatshme deputetit nga radhët e VV-së, Dimal Basha, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Baju prej ktu”, i tha Gashi Bashës.Gashi tutje tha se nuk e votuan këtë marrëveshje për shkak se ideoligjikisht dhe teknikisht besojnë se është në dëm të interesit të Kosovës.


















