Bajrami: Shtrenjtimi i rrymës po zbraz xhepat e qytetarëve

E publikuar: 29/01/2026 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës së KESCO-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.4%, duke thënë se pasurimi i tregtarëve të energjisë po bëhet në kurriz të qytetarëve.

Ajo theksoi se kërkesa e KESCO-s nuk është e vetmja, pasi rritje çmimi kanë kërkuar edhe KEDS, KOSTT dhe KEK.

Bajrami rikujtoi premtimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e çmimit të energjisë dhe paralajmëroi se çdo rritje e energjisë ka efekt zinxhir në shtrenjtimin e të gjitha produkteve.Dhe në fund mos harroni se 100 Euro në kohë zgjedhjesh, shtesat për lehona, shtesat për fëmijë, shtesat për të moshuar dhe studentë janë pasojë e varfërimit të qytetarëve, jo rezultat i zhvillimit ekonomik. Ka ardhur koha që secili qytetar i këtij vendi të dalë kundër çdo vendimi të padrejtë të institucioneve publike dhe qeverisë”, tha ajo.