Bajrami për takimin e LDK-së me Escobarin: S’e dimë për çka do të flitet

E publikuar: 23/08/2022 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një konference për media i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo tha se nuk kanë ndonjë paragjykim në lidhje me takimin, sepse ende nuk dihet se për çka do të flitet, përcjell Klankosova.tv.

“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet. Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përketë takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.