Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk ka arritur të votohet në Kuvendin e Kosovës, pasi që nuk kishte vota të mjaftueshme.
E ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një statusi në Facebook, ka thënë se do të provojë edhe në ditën në vijim që të kalojë këtë ligj.
Ajo ka thënë se deputetët duhet të vendosin interesin qytetar para atij partiak.
Ky është postimi i saj i plotë:
Ligji për Rimëkëmbje nuk kaloi sot as në lexim të parë pasi s’pati vullnet nga deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Herën e parë votuan vetëm 43 deputetë, kurse herën e dytë vetëm 45 deputetë duke pamundësuar kështu që Ligji të shkojë përpara.
Do të kërkoj edhe në ditët në vazhdim votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj.
Interesi i qytetarëve duhet të jetë gjithmonë mbi interesin partiak dhe ditor. Andaj, votimi i një Ligji të tillë duhet parë si ndihmë e qytetarëve dhe jo për të bërë luftë partiake.
Më vjen keq që sot pritjet e qytetarëve nuk po realizohen shkaku i mungesës së votave të deputetëve. Në rastin e parë, prapë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të jetë për votim në Parlament.
Hykmete N. Bajrami