Bajrami: Mandati i Qeverisë “Kurti” po përfundon me manipulime me shifra

E publikuar: 12/09/2024 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se mandati i Qeverisë “Kurti” po përfundon me manipulime me shifra.

Duke reaguar ndaj deputetit të pushtetit, Armend Muja, i cili tha se falë Qeverisë 1 miliardë euro janë më shumë në buxhet të shtetit.

Për këtë, deputetja e LDK-së ka përmendur premtimet që janë bërë nga kryeministri Albin Kurti.

“Gati katër vite mandat kanë shkuar duke manipuluar me shifra. Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë  këtij vendi 1.6 miliard euro. Dhe sot ju thuani se i ke i sjell miliarda euro buxhet të Kosovës. Po zotëri po si i keni marr këto miliarda, prej gjepave të qytetarëve… Çka me premtimin e juaja për qumësht më të lire, për vaj me të lirë, për sheqer më të lirë, këtyre produkteve ju është dyfishuar çmimi e juve ju janë dyfishuar tatimet duke ju mundësuar që të rritet buxheti i Kosovës, mos flisni për politika fiskale. A e dini që ministri i Financave qe është këtu, ende e ka drejtor të Administratës Tatimore që ja ka caktuar Bedri Hamza në qeverisjen PAN, jashtë kritereve ligjore, jashtë rregullave përmes një konkursi të manipuluar”, u shpreh ajo/EO