Bajrami, Limajt: Tregoju qytetarëve për rastin e homologimit

E publikuar: 10/05/2017 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hykmete Bajrami, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, duke folur në seancën e mocionit, e ka pyetur iniciuesin e mocionit Fatmir Limajn, për rastin e homologimit të veturave.

“Është mirë të dilni dhe t’ju tregoni qytetarëve rastin e homologimit, është rast që as ne s’kemi mundur ta ç’bëjmë”.

Ndërsa Limaj në replikën e tij i ka thënë Bajramit “krejt ju çka jeni qaty, punën time s’mund ta mbërrini”.