Bajrami: Kurti po bën lojëra në Veri

E publikuar: 04/03/2024 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se kryeministri Kurti po bën “lojëra” në Veri.

“Z.Kurti është duke bërë lojëra në veri dhe është duke luajtur me emocione dhe me populizëm patriotik. Përndryshe pikën e sovranitetit atje s’e ki.” – tha Bajrami.

Tutje ajo tha se nuk mbahen territoret me ushtri e polici.

“Për herë të parë, qeveria e Kosovës shihet me veprimet e veta sikur qeveri kundër komunitetit serb. Mua nuk më vjen mirë që është portretizu si e tillë. Nuk po ka shtrirje të sovranitetit, nuk mbahen territoret me ushtri e polici.” – tha ajo në Pressing.