Bajrami kërkon nga presidentja të mos e dekretojë Ligjin për Skemat Pensionale

E publikuar: 01/08/2023 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mos e dekretojë Ligjin për Skemat Pensionale të miratuar nga Kuvendit.

Bajrami ka thënë “edhe Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues për shkak të pikës 2.4. në Nenit 8/A”.

Ajo tha se deputetët e opozitës tentuan ta ndryshojnë këtë nen në mes të dy leximeve, por nuk patën sukses.

“Edhe pse deputetët e opozitës tentuan ta ndryshojnë këtë nen në mes të dy leximeve nuk patën sukses andaj Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues dhe si të tillë presidentja nuk duhet ta dekretoj – duhet të ia kthej Kuvendit”, ka thënë ajo.