Bajrami i reagon Muratit: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1

22.04.2021 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bajrami i reagon Muratit: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të tanishëm të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga Pakoja Emergjente Ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar nga Murati që t’i publikojë edhe listat e përfituesve nga Qeveria Kurti 1.

E SPONSORUAR
Qitja vulën blerjeve për Ramazan tu e kqyr këtë video me plot zbritje!
SHIKO VIDEON
Bajrami ka thënë se Murati, pasi ka neglizhuar pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, sipas saj “ka kthyer tytat kah punëdhënësit/taksapaguesit më të mëdhenj të vendit”.

“Pasi neglizhoj pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, ministri Murati paska kthyer tytat kah punëdhënësit/tatim paguesit më të mëdhenj të vendit. Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshme të përfituesëve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar. Ministër, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuseit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi”, shkruan Bajrami.

Bajrami ka thënë se shpërndarja e 60 milionë eurove në vitin e kaluar ka qenë masa më transparente dhe efikase që ka ndihmuar sektorin privat.

Lexo po ashtu:
Murati publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes që u shpërnda nga Qeveria Hoti
Murati publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes që u shpërnda nga Qeveria Hoti
“Shpërndarja e 60 milion eurove vitin e kaluar, ka qënë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat. Sa për krahasim ju dje keni ndarë 6 milion euro për 8 mijë biznese të gastronomisë dhe të gjithë sektorëve tjerë që janë prekë nga mbyllja. Ministër, 60 milion euro janë ndarë për bizneset private, me kriterin për kokë të punëtorit. Nga kjo masë kanë përfitu 206,852 punëtorë dhe 36,679 biznese. Në vitin 2021 kemi ndarë edhe 6.4 milion euro të tjera për 22,222 mijë të vetëpunësuar”, shkruan Bajrami ndër të tjera.

Ajo po ashtu ka thënë se “këto të dhëna i ka BE, i kanë të gjithë, transparenca ka qenë e plotë. Kjo që publikuat sot nuk është asnjë risi për publikun, përkundrazi është kërcenim për sektorin privat, (shih reagimet e bizneseve)”.

“LDK-së nuk i pengojnë bizneset e mëdha, ne gjithmonë do të bëjmë përpjekje që secili biznes i vogël të rritet dhe të punësoj aq sa punësojnë sot top 50 bizneset që i keni publikuar në llogarinë tuaj në fcb. Ministër, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë! Edhe një gjë nëse dëshiron me qenë transparent publikoj edhe 50 top përfituesit e masave të Pakos Fiskale Emergjente të qeverisë KURTI I. Me këtë urrejtje që keni për sektorin privat është mirë të na tregoni si dhe ku do të realizoni punësimin e të gjithë të diplomuarëve, premtim ky i yti i fushatë së fundit”, shkruan Bajrami.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Vetura godet një çikliste në Prishtinë

Vetura godet një çikliste në Prishtinë