Bajrami: Do të formojmë komision për hetim në sektorin e energjisë

E publikuar: 13/08/2025 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, paralajmëroi se me t’u konstituar Kuvendi do të formohet komisioni për hetimin në sektorin e energjisë.

Postimi i plotë:
Puna e parë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare do të jetë formimi i një Komisioni Hetimor, i cili në veçanti do të hetojë ZRRE-në, KOSTT-in dhe të gjithë akterët në sektorin e energjisë.
Hetim dhe përgjegjësi për përjashtimin e 1300 kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji në emër të një tregu të lirë që nuk ekziston.
Hetim për dominimin e tregut nga NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqëçit, dështimet e remontëve në KEK, blerjet e energjisë jashtë rregullave të tregut nga ana e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s.
Për të gjitha këto të bëma ka njerëz përgjegjës në ZRRE, në Ministri të Ekonomisë dhe në KOSTT, por përgjegjësit kryesorë për çdo gjë që ka ndodhur në sektorin e energjisë janë bordi i ZRRE-së, institucion ky që është mbikëqyrës dhe licencues i të gjithë aktrëve në këtë sektor.
Normalisht, përgjegjësi të madhe këtu ka Kurti me bashkpuntorë të cilët erdhën në pushtet duke përzënë Counter Global-in e me premtimin me liru çmimin e energjisë, por krejt çka kanë ba këto katër vite e gjysëm është trefishim i çmimit dhe politika në funksion të mafisë energjetike.
Bordi i ZRRE-së i është nënshtruar qeverisë dhe mafisë energjetike që katër vjet e gjysmë.
DUHET TA NDALOJMË!