Bajrami citon Kurtin: Ai që shkel ligjin është kriminel, ai që shkel Kushtetutën është superkriminel

E publikuar: 24/03/2023 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK.

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami përmes një reagimi në Facebook e ka cituar kryeministrin Albin Kurti, kur thoshte se ”ai që e shkel Ligjin është kriminel, e ai që shkel Kushtetutën është superkriminel”.

Sipas saj, sot është një kabinet qeveritar me plotë të tillë.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Albin Kurti ka thënë ”ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel”, sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë”.