Për rreth një dekadë e gjysmë, la profesionin e tij kirurgjinë dhe u mor me politikë. Ishte kryeministër, kryetar komune e ministër. Por, tani kur nuk ushtron asnjë post publik, ai ka filluar të flas për profesionin e kirurgjisë, me theks të veçantë synetinë.
Rexhepi në një emision në Klan Kosova, duke folur për këtë temë ka bërë të ditur se në kohën kur vendi ishte i pushtuar nga Serbia, e shqiptarët u larguan nga puna, ai kishte filluar të bënte kryesisht punën e synetisë.
Ai ka treguar se ka ndodhur që brenda një viti të ketë bërë deri në 700 syneti.
Ndërsa si raste të veçanta, ka përmendur dy të tilla, kur i është dashur të bëjë synet dy persona, njëri i moshës 40 dhe tjetri 43 vjeçar.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bajram-rexhepi-tregon-se-si-i-kishte-bere-synet-dy-burra-video-95246/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright