Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas aksionit të sotëm në Brezovicë ku janë sekuestruar mbi 100 vila, të cilat thuhet se i takojnë biznesmenëve, politikanëve e emrave të njohur në vend.
Në një postim në Facebook, Bajqinovci ka thënë se kjo është qeverisja e parë që është më e interesuar se Prokuroria, që krimi të luftohet.
“Kjo është qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi, sidomos ai i nivelit të lartë, të luftohet.”, ka shkruar deputeti i LVV-së.
Sipas tij ligji ishte që 23 vite, por ndërtimet ilegale kanë lulëzuar sepse njerëz të fuqishëm të politikës e biznesit ishin atje deri tash në ndërrimin e qeverisjes.
Kujtojmë se Prokuroria në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë aksionit të sotëm në Brezovicë janë sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte ndërtimore, të cilat dyshohet të jenë ndërtuarpa leje, apo përmes shkeljes së ligjit.