Bahtiri reagon ndaj Gjuriqit e Jevtiqit, kërkon trajtim të barabartë të shqiptarëve në komunat veriore

11.11.2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bahtiri reagon ndaj Gjuriqit e Jevtiqit, kërkon trajtim të barabartë të shqiptarëve në komunat veriore

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, të cilët sot kritikuan pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

I pari i Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info thotë se as Gjuriq, e as ministri Jevtiq, nuk po bëjnë asgjë për shqiptarët e katër komunave të veriut që udhëheqen nga serbët.

“Para se me u merr me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjuriqi, ministri Jevtiq dhe kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga serbët në veri, duhet të përkujdesen edhe për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, sepse qe 16 vjet shqiptarët po pengohen të kthehen në atë pjesë e Kosovës”, thotë Bahtiri.

Ai ka kërkuar nga që të mos bëhet presion nga serbët ndaj Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, por të lihet e qetë për ta dhënë vlerësimin e saj.

Ndryshe, Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar sot se pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është përpjekje e shqiptarëve për të shtyrë implementimin e saj, dhe është i bindur se kjo do të ndikojë në kthimin e serbëve. Ndwrkaq, Marko Gjuriq në një takim me gazetarët në Beograd, ka thënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen për Asociacionin, se që prej arritjes së marrëveshjes, Prishtina nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ngritjen e Asociacionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”