Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se do të japë dorëheqje nga VV-ja nëse pranohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ai e ka cilësuar Asociacionin si “tumor” për Kosovën dhe ka thënë se nuk e di se nga do të shkojë pas largimit eventual nga VV, por që do të jetë e sigurt që do të japë dorëheqje.
“Nëse bëhet Asociacioni. Që është tumor për Kosovën. Unë them publikisht, me përgjegjësi të plotë, se nuk do të jem më pjesë e VV-së. Ka do të shkoj nuk e di. Por që nuk do të jem më pjesë e VV-së është e sigurt”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje nëse ai e pranon Asociacionin.
“Nëse e pranon këtë, që unë e di që nuk e pranon por nëse e bën, atëherë ai duhet të japë dorëheqje”, përfundoi ai. /Gazeta Express/