Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një intervistë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka theksuar se kurrë nuk do të pranoj të kalohet pakoja e Ahtisaarit dhe kufijtë administrativë nuk do të ndërrohen.
Ai ka shtuar se parku i paqes është dashur të largohet sot, por tash është dhënë një afat 48 orësh.
“Në marrëveshjen e 25 qershorit për urën e Ibrit ka qenë gjithashtu nënshkrimi i një memorandumi për nënshkrimin e një marrëveshje për kufijtë administrativë të komunave të veriut.”
“Ata dëshirojnë të luajnë me pikat kufitare të jugut dhe të veriut, të kalohet pakoja e Ahtisaarit kërkesa të cila kurrë nuk do t’i pranojë.”
“Vendimi ka qenë që në ora 8:00 sot të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e barrikadave.”
“Por, tani kanë thënë që të ketë 48 orë afat për nënshkrimin e marrëveshjes.”
“Zëvendësambasdorja amerikane me garantoi që brenda 48 orëve do të largohet bllokada.”
“Nuk ka zgjidhje tjetër që të vazhdojë kjo gjendje,” ka shtuar Bahtiri, njofton Klan Kosova.
















