“Jam tue ba nji pune te mire, krimi u ndal rreth 75%, po e krijoj nji zone industriale dhe po e rregulloj infrastrukturen”, filloi me u krenue me punet e veta kryetari Komunes se Mitrovices, Agim Bahtiri, i ftuem në Rrokum Rroll.
“Vitin e kaluem kemi pase takim dy delegacionet me BE’n. Çdo takim ka qene i veshtire, sepse kane pase kerkesa te randa”, tha Bahtiri.
“Me zotin Rakic, përpos takimit te pare, nuk kam pase takime tjera. Kemi bisedue vetem ne telefon, sepse une kam qene ne Bruksel dhe i kam tregue se ura ka me u lirue me daten 15”, spjegon kryetari i Mitrovices.
“Procedurat per tender, per rregullimin e ures, kane me zgjate 3 muej, e pastaj ka me u caktue kush e fiton”, tha ai.
“Gjendja në Mitrovice asht normalizue, tha Bahtiri, po nese nuk hiqen barrikadat me daten 15 Tetor, si asht nenshkrue, rrezikohen edhe marreveshjet tjera te arrituna. Besoj ne mbeshtetjen e Kryeministrit dhe zavendeskryeministrit”, tha zoti Bahtiri.
I pyetun se a munden shqiptaret me u kthye ne shtepite e veta qe i kane ne veri te Mitrovices, Bahtiri tha se asht formue nji keshill nderministror per me i mbrojte te drejtat e qytetareve shqiptare, per me jetue ne veri.
“Vetebesimi i njerezve tash asht ma i madh, pothuejse 90%”, tha Agim Bahtiri.