Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka njoftuar se dhjetë pjesëtarë të stafit mjekësorë nga kjo komunë kanë dalë negativ.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se zbatimi i masave nga qytetarët ka bërë që ky qytet ende të mos ketë asnjë rast të regjistruar me koronavirus.
“Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës që e ka trajtuar pacientin e infektuar nga Skenderaj me COVID-19, ka rezultuar negativ në testimin e parë të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, është shprehur ai përmes Facebook.
Postimi i plotë:
• Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19 në Mitrovicë •
Gjithë ekipi mjekësor prej 10 punonjësve i Spitalit të Mitrovicës që e ka trajtuar pacientin e infektuar nga Skenderaj me COVID-19, ka rezultuar negativ në testimin e parë të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Megjithatë, secili prej tyre do të vazhdoj të qendroj në vet-izolim për dy javë në shtëpitë e tyre, me ç’rast do të ju përcjellet gjendja shëndetësore.
Pra, fatmirësisht deri më sot nuk kemi asnjë person të infektuar me COVID-19 nga Mitrovica, që është qyteti i vetëm i madh në Kosovë pa persona që kanë rezultuar pozitiv në testim.
Falënderoj secilin qytetar veç e veç për kujdesin që po tregojnë, duke zbatuar në mënyrë të shkëlqyeshme udhëzimet nga institucionet shëndetësore shtetërore.
Vazhdoni të qendroni në shtëpitë e juaja edhe pak, sepse ditë të mira do të vijnë së shpejti. AB
















