Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach, i dha presidentit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong Trofeun e Presidentit të KON-it për të vlerësuar kontributin e dhënë nga CMG dhe Shen për promovimin e kauzës së Lojërave Olimpike ndërkombëtare.
Bach vlerësoi lart ndjenjën e përgjegjësisë, inovacionin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të CMG-së dhe presidentit të saj Shen Haixiong në promovimin e kauzës ndërkombëtare të Lojërave Olimpike dhe shprehu vlerësimin për performancën e shkëlqyer të CMG-së në transmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
Shen Haixiong falënderoi KON-in dhe presidentin Bach për vlerësmin e tyre. Ai tha se ky vlerësim i takon kolektivit dhe ky çmim është afirmimi i plotë i KON-it për CMG-në dhe të gjithë mediat kineze.
Si media mbajtëse e të drejtave të transmetimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, CMG-ja krijoi rekord në transmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore. Deri më 14 shkurt, numri i përgjithshëm i raporteve ndërmediale për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit arriti në 7 miliardë e 366 milionë dhe numri i përgjithshëm i raporteve ndër-mediale në platformën kryesore të Lojërave Olimpike Dimërore ishte 40 miliardë e 322 milionë.