Skenës së muzikës shqiptare po i shtohet edhe një artist i ri.
Fjala është për këngëtarin nga Gjilani, Granit Ismajli i cili pritet të bëjë debutimin në tregun muzikor shqiptar.
Kësaj radhe ai ka paralajmëruar këngën e re ku vjen në bashkëpunim me grupin e famshëm ‘Baboo Darabuka’ dhe Dj Benity. Xhirimet e klipit të ri kanë nisur e që janë realizuar në qytetin e Prizrenit.
Graniti pritet të hyjë fuqishëm në treg ku mbase kjo këngë do të pëlqehet nga publiku, e nga ana tjetër Baboo Darabukat dhe Dj Benity kanë qenë mëse aktiv këtë verë si në projekte e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme.