Babë e bir rrihen nën ndikimin e alkoolit në Rahovec

E publikuar: 03/01/2026 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar, babë e bir, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas njoftimit zyrtar, të njëjtit dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.