Vendi në fshatin Çabiq, i mbiquajtur tani “Gjyqi i Hagës”, ku u kështë ai “gjyq”? A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës? Po në fshatin Çabiq, çka ndodhi? “Gjyqi i Hagës”, ku është ai “gjyq”?
Shkruan: Sinan Kastrati
Pse i rrehën burrat e fshatit dhe nga kush?
Atje u rrahën djemtë e burrat e fshatit Qabiq. Nuk u kursyen as pleqtë, PSE?
“Kroi i Maziqit” është vendi ku u rrahën burrat e fshatit. Nuk u kursyen as pleqtë e mysafirët. Kroi i Maziqit, është në Jug-Lindje të fshatit Qabiq, në udhëkryqin e rrugës Cerovik- Çabiq-Zabergjë. Tash, Kroi i Maziqit” quhet “GJYQI I HAGËS”, vendi ku u rrahën barbarisht fshatarët e Çabiqit nga bashkëfshatarët e vetë dhe ndonjë i ”huaj”. Disa nga viktimat e “gjyqit të Hagës” janë: Bashor Gegë Buzhala, ish ofiqar në zyrën e vendit në Ujmir, bashkësi lokale; Bardhec Prek Laci nga Dabërdoli, ish mësues i edukatës fizike në Ujmirë, Miftar Idrizi Hoti, nga Likovci, i ramë në Çabiq, ka vdekur, Shaban Sadiku, është vrarë në “luftë”, Imer Avdi Gashi, punëtor hekurudhe, tash ka 80 vjet, Fejzullah Nur Gashi, kushëri i Shabanit etj.
- Fshati Qabiq
Disa burra u arrestuan dhe u dërguan në një vend tjetër, më të sigurtë, në Likoc.
Po mos të ishte prifti i Zllakuqanit të Klinës, Dom Fran Sopi disa nga të arrestuarit që ishin torturuar ndoshta edhe do të vdisnin pasi që ishin futur me krye teposhtë në një Bunar në fshatin Likoc. Ata ishin: Bashor Gegë Buzhala nga Çabiqi dhe Bardhec Laci nga Doberdoli, arsimtari i edukatës Fizike.
Pse?
Fshatarët e Qabiqit e dinë përgjigjen. Përgjigjen e dinë edhe Rexhep Selimi, Sokol Bashota dhe e dinte ish “komandanti” Mujë Krasniqi, i njohur si “Kapuçi”. Përgjigjen nuk e din dhe duan ta dinë lexuesit e gazetës SHQIPTARI.EU dhe populli i Kosovës ndërsa “detyrë`” e policisë dhe prokurorisë do të ishte që ti filloj hetimet për këto krime.
Virrne peshkirin në gardh, çitne një karrige te dera e oborrit e bleni nga një qefin për djemtë tuaj!
Janë fjalët dhe amaneti i pleqve të Turjakës që i dërguam sipas Traditës e të Kanunit të Bacës Lekë te disa nga “përgjegjësit” të cilët e kishin marr Jakupin dhe Cen Deskun në Dragobil.
Nuk ishin trimat si Dan Zatrqiqi e as pleqtë si Avdullah Aga e Xhemajl Obria por ishin burra krejt të “ri” si Ukë e Bali Imeri, Hajdar e Hasan Dervishi, Azem Januzi e Lil Derguti… Jup Rexhepi e Liman Avdia… dhe nipat e Imer e Shaban Seferit, Januzi, Haziri, Milazimi, Selamiu e Samiu dhe kushërinjtë Shaban e Hasan Ramadani, djemtë e Dan Hamidit që ende nuk e kishin shti “briskin e rruzës në ftyrë” e nuk e kishin qit “pushkën në krah” që shkuan në Bubavec, te familja e ish “ushtarit” të UÇK-ës, Fehmi Kryeziut, Bubavec, te Demush Laci-Krasniqi, (Vll.) Drenofc, i afërt i Familjes së Mulla Asmanit dhe patriotit Vesel Krasniqit, te Skënder Hotit nga Carralluka, dhe në Malishevë te “pleqtë” e Shefqet Mazrekut dhe te Sokol Bashota në Cerovik me porosi: “Nëse nuk vijnë të gjallë dhe shnosh e mirë, meshkujt tanë, Ceni dhe Jakupi, na kini borxh dy gjaqe! Virrne peshkirin në gardh të oborrit, qitne ni karrigë te dyert e bleni nga një qefin për djemtë tuaj!” Këto fjalë kryen e bënë më shumë punë se sa fjalimi i Sokol Bashotës “për nder të 28 Nëntorit 1998-të në Dragobil se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte marr “vendim” për amnistimin e veprimtarëve politikë, Jakup Kastratit e Cen Deskut për lirimin e tyre se… ne nuk i dojmë burgjet dhe jemi për “(pu)shtet” ”demokratik” (?). ”Përfaqësuesi” politik i ushtrisë aktin e sotëm për lirimin e këtyre të burgosurve e shihte si një shprehje të dëshirës dhe vullnetit se ne nuk i dojmë burgjet…se e dojmë një shtet të lirë, sovran e demokratik. Kështu foli prrallaxhiu i Cerovikut para kamerave e gazetarëve dhe para Shefit të misionit verifikues të OSB-së Uilliam Uoker, më 27 Nëntor 1998 në Dragobil.
Jakup Kastrati: Kush dhe në emër të kujt i vrau SHQIPTARËT?
Jakup Krasniqi, si “dëshmitar” në Hagë akuzoj në stilin e Enver Hoxhës kundër: Cen Deskut, Jakup Kastratit, Agim Krasniqit, Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit duke i vrarë për së dyti, por tash edhe familjet e tyre.
Jakup Kastrati, ish kryetar i LDK-së dhe ish kryetar i parë i komunës së Malishevës thirri gazetarët dhe mbajti një konferencë për shtyp “për hir të shume paqartësive të shkaktuara nga komunikata të ndryshme apo akuza të tjera dhe për hir të domosdosë së sqarimeve të opinionit të gjerë bëri këtë reagim. Unë zgjodha disa pjesë nga reagimi i Jakup Kastratit, po i citoj:
“Unë Jakup Kastrati, jam i shtrënguar të bëje këtë reagim përmes të cilit do ta them të vërtetën absolute. Unë jam Jakup Kastrati, ai për të cilin Jakup Krasniqi pohon se ”jam kolaboracionist”.
Këtë mund ta thotë Jakup Krasniqi dhe bashkëmendimtarët e tij, që në fakt mund të kenë qenë ata të tillë. Jakup Krasniqi nuk mund ti mbulojë turpet e veta me viktimizimin e viktimave për së dyti përmes fjalorit sllavo-komunist as në Hagë as në Kosovë. Ka qenë në interesin e tij dhe të UÇK-së që për rastin e arrestimit tonë të deklarohet kështu: “Gjatë luftës bëhen edhe gabime, siç është rasti me këta dy veprimtarë apo funksionarë të LDK-së” por ai nuk e tha.
Jakup Krasniqi në Hagë nuk e kreu borxhin moral, njerëzor e kombëtar por as të UÇK-së se “tij”. Me njollosje, me shpifje dhe me akuza tepër denigruese të përpunuara e të servuara në kuzhinat e “qosizmit, nanoizmit vrau edhe një herë ata dhe familjet e tyre”…. Unë kam menduar se veprimet e tilla të pandërgjegjshme i kane kryer individë dhe grupe të manipuluara e të nxitura nga ”njerëz” të tipit si Jakupi e jo ushtria por fatbardhësisht të tillët si Jakup Krasniqi kanë qenë të paktë e kurrë Zoti mos i shtoftë! Ju, ”zotëri” Krasniqi bëtë mirë që e pranuat se ka pasur FARK, që unë nuk kisha dyshim që njerëzit e vullnetit të mirë kanë sakrifikua për liri, për shtet e jo për qëllime ideologjike, si ti. Ti, Jakup Krasniqi, në Hagë pranove se ke qenë përgjegjës për të gjitha kumtesat dhe deklaratat që kanë dalur në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për rastin Kastrati, Desku, Krasniqi, Hoxha dhe Binishi ndërkaq pohon se për “arrestimin e tyre nuk jam i njoftuar, ndërsa për lirimin e tyre po! Në Malishevë nuk ka pas dorëzim armësh por kontrabandë me armë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jakup Krasniqit. Edhe njëherë dua ta risqaroj se Agim Krasniqi kurrë nuk ka bisedua me mua për formimin e ndonjë policie ushtarake. Këto shpifje dhe njollosje të Jakup Krasniqit nuk janë shitur te qytetarët e Malishevës të cilët e dëshmuan në zgjedhjet e para lokale kur i dhanë votën LDK-së dhe mua si kandidat të saj më zgjodhën Kryetar Komune në Malishevë. (Marrë nga gazeta ”Pavarësia”, dat. 28 shkurt 2005, fq. 4 në rubrikën ”Politikë” me titull: ”Populli e ka ditur se UCK-ja është ushtri e popullit! Konferencë me gazetare e Jakup Kastratit …)/ VIJON/SHQIPTARI.EU