Një baba në Britaninë e Madhe, që kishte vendosur një kamera mbi krevatin e djalit të tij, për ta spiunuar kur bënte seks me të dashurën, është dënuar me katër vite burg.
53- vjeçari dëgjonte zhurmat nga dhoma e tij dhe ishte kurioz ta mësonte se çfarë bënte i biri me të dashurën e tij.
Madje ai e lidhi kameran me një televizor në kuzhinë dhe e shihte gjithçka teksa gatuante.
Gjatë hetimit u mësua se ai kishte abuzuar seksualisht edhe me vajzën e tij 12- vjeçare.