Babai i Orest Sotës merr përsipër paratë: 860 mijë eurot janë të mijat!

E publikuar: 04/11/2017 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i Orest Sotës, Lefter Sota merr përsipër paratë, teksa ka thënë se 863 mijë eurot janë të tijat. Sipas tij, i biri ishte nisur për të paguar një faturë.

”Eurot kanë qenë të miat, djali ishte nisur të paguante një faturë”, mësohet të ketë thënë Lefter Sota, raporton ”Fax News”.

Të njëjtë gjë ka thënë gjatë shoqërimit edhe Orest Sota, ndërsa për patentat e Tahirit është shprehur se janë lënë në makinë nga ana e shoferit të ish-ministrit.

Ndaj Orest Sotës, gjykata e Elbasanit vendosi masën “arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë.