Babai i Neymar ka pranuar të paguajë një milion euro si garanci për të liruar Dani Alvesin nga burgu.
Alves u dënua me katër vjet e gjysmë pasi u shpall fajtor për sulm seksual. Ai tashmë ka kaluar më shumë se një vit pas grilave.
Braziliani e ndryshoi vazhdimisht dëshminë e tij gjatë gjyqit të tij, fillimisht duke mohuar dhe më pas duke pranuar se kishte pasur marrëdhënie me viktimën ndërsa përpiqej të mbulonte pabesinë e tij.
Martesa e tij tani është shkatërruar, me gruan Joana Sanz që ka bërë kërkesë për divorc pasi akuzat kundër tij u shfaqën fillimisht.
Dani Alves u lirua me kusht sepse ata besonin se ai nuk do të përpiqej të ikte dhe ai ishte i paaftë të shkatërronte asnjë provë.
Mirëpo ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit që duhet të mbajë një distancë prej 1000 metrash nga viktima.