Babai i Franc Konomit gjendet i vdekur në shtëpi

10.11.2015 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Babai i Franc Konomit gjendet i vdekur në shtëpi

Policia dhe morgu: Dyshime për atak. Ekspertizë për bllokim të frymëmarrjes

Babai i Franc Konomit, njërit prej emrave më të njohur në botën e krimit, u gjet dje i vdekur në banesën e tij. Stefan Konomi, 78 vjeç, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej më shumë se dy ditësh. Policia u lajmërua nga familjarët, ndërsa disa agjentë shkuan dje në banesën pranë zonës së “Selvisë”, duke shqyer derën e apartamentit. I moshuari ishte pa shenja jeta, ndërsa policia hodhi disa pista për vdekjen e tij. Në fillim u dyshua për vrasje me anë të mbytjes, bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa mundësia tjetër është ajo e një ataku kardiak. Për shkak “të famës” që kishte djali i tij në të kaluarën, u mendua se njerëzit që urdhëruan para pesë vitesh vrasjen e të birit, mund të kishin vrarë edhe 78-vjeçarin, gjithsesi do të duhen të tjera ekspertiza nga mjekoligjorët për këtë dyshim. Policia e përforcon dyshimin e saj edhe për pretendimet e Stefanit, për vrasësit e të birit apo bashkëpunëtorët e tij. Franc Konomi ishte 40 vjeç kur u ekzekutua më 8 korrik të vitit 2010, ndërsa babai i tij ka pretenduar, edhe në media, se një mik e futi atë në kurth. Gjithsesi pretendimet e të atit janë shkruar edhe në dëshmitë në polici e prokurori, ndërsa një tjetër konflikt mund të ketë qenë për pronat e Franc Konomit, pasi Stefani ishte i vetmi pjesëtar i familjes që jetonte në Shqipëri. Gjithë të tjerët, përfshirë të venë dhe fëmijët e Konomit, jetojnë në Gjermani, ndërsa vëllezërit dhe nëna jetojnë në Greqi. Në lidhje me vdekjen e 78-vjeçarit, burimet policore pohojnë se kanë marrë një telefonatë nga familjarët e Konomit, ku thuhej se ai prej një dite nuk u përgjigjej në telefon. Gruaja e tij kishte telefonuar të afërmit në Tiranë, teksa edhe fqinjët kishin lajmëruar policinë se nuk e kishin parë së fundmi 78-vjeçarin. Sipas burimeve pranë morgut të Tiranës, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune dhe paraprakisht mendohet për një atak në zemër. Dyshohet se ka vdekur para tri ditësh dhe po kryhet ekspertiza për të përcaktuar nëse rrugët e frymëmarrjes janë bllokuar nga objekte të tjera, përveç ndalimit të funksionimit të zemrës. Megjithatë, për shkak të vrasjes së Franc Konomit, po kryhen hetime për vdekjen e 78-vjeçarit. Franc Konomi konsiderohej në Tiranë si një nga “të fortit e rrugës ‘Bardhyl’”. Pas vrasjes së Gaz Muçës më 1992-shin, pranë “Xhamllikut”, Franc Konomi u akuzua nga miqtë e Muçës si një nga autorët, por prokuroria nuk ngriti ndonjëherë akuzë për të. /gazeta-shqip

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”