Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të njësitit BIA të UÇK-së, thotë se kurrë nuk ka pritur dënim prej 26 vjetësh nga Gjykata Speciale për djalin e tij.
Ai në një intervistë për Klan Kosova, thotë se e përjetuan shumë rëndë verdiktin që iu dha këtë të premte djalit të tij në Hagë.
“Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Nuk e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”.
“Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënuar me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, deklaroi Jahja Mustafa.