Babai e raporton djalin në Polici për dhunë: Ishte në ndikim të drogës, shpesh kërkon para

E publikuar: 09/12/2025 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku babai ka raportuar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij, e që kjo ka ndodhur edhe më herët.

Ai ka raportuar se i biri i tij ishte nën ndikim të substancave narkotike, e që siç ka thënë ai shpesh kërkon para e bëhet agresiv.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.