Babai i Deharit: Të vihet në vend drejtësia për vdekjen e Astritit

E publikuar: 08/11/2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i Astritit të ndjerë, Avni Dehari, gjatë ceremonisë komemorative për nder të djalit të tij Astrit Deharit, ka kërkuar që drejtësia për vdekjen e tij të vihet në vend.

“Fli i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë babai i Astritit të ndjerë.

“Je i bindur Astrit se drejtësia, liria e plotë dhe ‘Vetëvendosje’ ëndërr shekullore e popullit tonë janë të gjalla, janë të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë babai i Astritit. /GazetaExpress/