Kalimtarja që u rrëzua në një rrugë të ngrirë në Watford të Anglisë, është ndihmuar nga një burrë i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri.
Për dallim nga të tjerët që i shohim të ulur nëpër qendra tregtare, ai nxitoi dhe pasi e ngriti në këmbë, u kujdes që t’ia mbledhë edhe gjërat që iu shpërndanë, transmeton Telegrafi.
“Kjo është magjia e festave, vetëm se ky nuk i kishte karrocën që e tërheqin drerët”, ka qenë një nga komentet e shumta.
Rasti është pëlqyer shumë dhe vetëm pak momente pasi u posua në rrjetin social, nisi të shpërndahet me shpejtësi. /Telegrafi/