B. Juniors, Tevez: Tani jam në shtëpi

E publikuar: 14/07/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prezantim ëndërrash për Carlos Tevez te Boca Juniors. Mijëra tifozë kishin mbushur në kapacitet të plotë shkallët e stadiumit Bombonera për t’i uruar mirëseardhjen idhullit të tyre. Pas 10 sezonesh në Europë ku përjetoi suksese të njëpasnjëshme Apashi u rikthye në shtëpi për të bërë sërish të lumtur tifozët e Bocës që duan aq shumë. Prezantimi i Tevez u bë akoma edhe më i bukur kur nga tribunat e stadiumit Bombonera u shfaq një banderolë që i uronte mirëseardhjen Carlitos-it te Boca Juniors . Personi që po e shpaloste atë banderolë ishte as më shumë e as më pak por vetë Diego Armando Mardona legjenda e futbollit argjentinas dhe e skuadrës nga Buenos Aires. Në praninë e një numri të madh tifozësh të Bocës as Tevez nuk i fshehu dot emocionet. “Kjo është një nga ditët më të lumtura të karrierës time. Jam sërish në shtëpi” deklaroi 31-vjecari përpara fansave. Në prani të Carlos Tevez në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit Bombonera ishte edhe presidenti i Bocës, Daniel Angelici, i cili u shfaq shumë i emocionuar:” Për mua është një nder të prezantoj përpara jush njeriun e popullit” deklaroi numri 1 klubit argjentinas. Më pas fjalën e mori Apashi.

“Tashmë jam 31 vjec dhe nuk jam më i njëjti djalë kur isha 20-vjec. Gjatë kësaj periudhe jam i bërë i famshëm pasi kam qenë pjesë e klubeve të mëdha dhe kam fituar shumë. Gjithsesi unë jam i përgatitur për këtë aventurë të re te Boca dhe për presionin e madh që do të kem mbi shpatulla”.

Tevez nuk ngurroi të falenderonte Juventusin që sipas e tij e bëri një futbollist më të mirë gjatë këtyre 2 sezoneve që ishte pjesë e bardhezinjëve.

“Unë mendoj se mësova shumë nga ekperienca ime në Itali. Gjatë këtyre 2 viteve te Juventusi nuk u përmirësova vetëm si futbollist por mësova gjithashtu të jem një shok skuadre më i mirë, dhe sesi të përfaqësoj si duhet klubin ku bëj pjesë. Kalimi te Juventusi ishte zgjedhja e duhura për mua, nuk më mbetet gjë tjetër vecse të falenderoj bardhezinjtë për të gjitha ato që më dhanë”.