8 fitore në 8 ndeshje zyrtare, Dortmundi i Thomas Tuchel funksionon si një makineri perfekte. Viktima e radhës për verdhezinjtë ishte Hertha e Berlinit të cilën Borussia e mposhti me rezultatin 3-1 duke rimarrë kryesimin e Bundesligës në kuotë të barabartë pikësh me Bayernin, 9 por në sajë të goleavarazhit më të mirë. Ky ishte suksesi i tretë në kampionat për Dortmundin dhe i teti sezonal, teksa regjistron edhe 4 fitore në raundet kualifikuese të Europa League dhe 1 triumf në Kupën e Gjermanisë.
Në “Signal Iduna Park”, Borussias i mjaftuan 27 minuta për të zhbllokuar shifrat. Kapiteni i verdhezinjëve Mats Hummels përfitoi nga një krosim në zonë i japonezit Kagawa dhe me një goditje të bukur me kokë nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit të Herthës Kraft. Goli i disavantazhit demoralizoi kryeqytetasit që në minutën e 51-të pësuan edhe të dytin. Pierre Emerick Aubameyang njeriu i momentit te Dortmundi nuk e pati aspak të vështirë të shtynte drejt rrjetës një top të marrë nga Ginter. Reagimi i Herthës erdhi me Salomon Kalou në minutën e 78 por vetëm kaq sepse vendasit hipotekuan fitoren me golin e ishit të madh të kësaj sfide sulmuesit kolumbian Adrian Ramos. Ky i fundit finalizoi me sukses një aksion model të Borussias duke fiksuar shifrat përfundimtare në 3-1.