Azili drejt Gjermanisë, pas Vlorës, ka prekur edhe qarkun e Kukësit, një ndër më të varfrit në vend.
Sipas ekspertëve që merren me përkthimin e dokumentacioneve, cdo ditë nëpër zyra kontaktojnë me të paktën 10 familje që synojnë largimin drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil.
Ndonëse e dinë që do jetojnë në një kamp, sërish largimet janë masive, sidomos 4 muajt e fundit thotë Kola.
Fenomeni është vërejtur edhe në filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës, ku vetëm gjatë muajve të fundit janë larguar nga auditoret më shumë se 30 studentë.