Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka kritikuar qeverinë për mosmarrjen e masave për parandalimin e reduktimeve me energjisë elektrike. Sipas tij, vendi ndodhet në këtë situatë nga paaftësia e kësaj qeverie.
Ai ka thënë se ky problem mund të zgjidhet me ndërtimin e centralit modern me gaz, që sipas tij, është projekt në programin e LDK, i cili do të zbatohet sapo kjo parti të vije në pushtet.
Sipas tij, me këtë projekt modern qytetarët do të furnizohen me energji elektrike të rregullt dhe më të lirë.
Ai përmendi Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, figura që LDK-ja i lidh me mafinë energjetike.
“Janë bërë disa dite e kjo gjendje po na përsëritet çdo vit me reduktimin e rrymës. Gjendje bëhet edhe me e vështirë me motin e ftohtë. Këto reduktime janë pasoj e pa aftësi dhe dështimin e kësaj qeverie që të ofrojnë furnizimit të rregullt me rrymë. Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësirë përderisa qeveria mbyll sytë para kësaj. Në gjendje të vështirë janë edhe bizneset. Ky problem është lehët i zgjidhur me programin e LDK-së që ofron zgjidhje të përhershme. Mungesa e energjisë elektrike eliminohet vetëm me ndërtimin e centralit modern me gaz projekt që është me programin e LDK që do të zbatohet sa po të vijmë në pushtet. Qeveria për katër vite ka treguar që nuk ka vizon e as planë sa i përket energjisë elektrike”, tha ai.