Pamvarësisht kundërshtimit për themelimin e Gjykatës Speciale, Kuvendi i Kosovës ka me vendosë për formimin e këtij institucioni dhe sigurisht se kanë me u marrë parasysh këshillat qëllimmira të miqve të Kosovës, në radhë të parë të amerikanëve, gjermanëve dhe britanikëve, – vlerëson Azem Vllasi, njohës i mirë i rrethanave në Kosovë.
Tue folë për Anadolu Agency (AA), Vllasi tha se ata deputetë që javën e kalueme votuen kundër amendamenteve kushtetuese që hapin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale, kanë dëshmue papjekuni dhe papërgjegjësi politike ndaj nji obligimi ndërkombëtar që Kosova e ka marrë në vitin 2014.
Asht në interes të Kosovës dhe në interes të pastërtisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës themelimi i kësaj gjykate, procedimi i rasteve të përmenduna në raportin e Dick Marty’t dhe për 3 vite u hetuen hetuar nga prokurori special ndërkombëtar, Clint Williamson. Unë shpresoj se, në fund, edhe ata të cilët në Kuvend ishin kundër, kanë me e kuptue se sovranitetit të Kosovës i bahet ma pak dam nëse Kuvendi e merr një vendim të tillë, se sa këtë vendim me e marrë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, – thotë Vllasi për AA.
Ma tej, ai thekson se arsyeja pse Gjykata Speciale nuk asht formue ende, ma shumë qëndron në inate të brendshme, se sa për shkak të bindjes të deputetëve.
Asht e pakuptueshme pse disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës e cila asht në fuqi, nuk kanë votue dhe asht e pakuptueshme pse deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë kundër kësaj, kur në opinion mbetet vlerësimi, se nëse AAK kishte me qenë në pushtet dhe Ramush Haradinaj kryeministër, sigurisht që kishte me votue pro dhe kishte me agjitue te të tjerët që vendimi me u pranue, – thotë Vllasi.
Propozimi ma i ri i Haradinajt, që Kosova me e themelue Gjykatën Speciale për krime lufte, simbas Vllasit, asht vetëm lojë fjalësh, sepse Kosova ka pasë kohë tash 15 vite për me e ba këtë punë, së pari me ndihmën e gjyqeve dhe gjykatësve të UNMIK’ut e mandej me të EULEX-it, mirëpo kjo nuk ka ndodhë.
Azem Vllasi: Propozimi i Ramushit për Gjykatën Speciale, lojë fjalësh
NGA KATEGORIA