Politikani jetëgjatë Azem Vllasi, edhe pse prej dekadash nuk asht marrë direkt me politikë, në nji intervistë për Televizionin Rrokum thotë se asht i gatshëm me kontribue si pjesë e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë.
Mirëpo ai thotë se nuk ka marrë ndonji ofertë për me qenë pjesë e delegacionit, përveç ndihmës që e ka dhanë në bisedimet e Vjenës, të para gati mbi nji dekade.
Ai shton se ka vendosë me ndejtë jashtë partive politike.
E derisa kandidimi i tij për President asht i pamundun nëse Kuvendit nuk ban ndryshimet përkatëse në Kushtetutë për zgjedhjen direkt nga populli, Vllasi thotë se punën e Presidentit e kishte ba ma mirë se të tjerët.