‘Azem Hajdari’, flet Berisha: Të çojmë në vend idealet për të cilat ai dha jetën

E publikuar: 12/09/2017 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në ceremoninë e kujtimit të Azem Hajdarit ka bërë thirrje për të vazhduar idealet për të cilat ai dha jetën.

Ish-kryeministri u shpreh se demokratët do ja dalin të çojnë në vend idealet e tij.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Jemi këtu sot për të vazhduar idealet për të cilat ai dha jetën e tij.

Ndaj edhe njëherë thirrja ime le të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria, e tribunit tonë legjendar për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur, idealet për të cilat ai ra dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe.

Unë kam besim se ne do t’ia dalim!

I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë së Shqipërisë, si vëllaut të tij në betejë.