Avokatja Haxhiu thotë se ka trend pozitiv ku gratë kërkojnë trashëgiminë e tyre pronësore 

E publikuar: 12/07/2022 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokatja Miranda Haxhiu, ka thënë se ka një trend pozitiv në kërkesën e grave të cilat insistojnë në trashëgiminë pronësore të tyre.

Megjithatë, ajo u shpreh në Info Magazine, se këto statistika, ky trend, nuk është aq i kënaqshëm krahasuar me pabarazinë në të cilën përballet vendi në këtë aspekt, përcjell Klankosova.tv.

”Ne jemi shumë të lumtur kur shohim se vetëm njoftimi me të drejtën, momenti kur gratë i dijnë të drejtat e tyre, procedura jokontestimore vazhdon, dhe ato e realizojnë të drejtën e tyre”.

”Trendi është pozitiv, por gjithësesi ne nuk duhet të jemi të kënaqur me këto trende, për shkak se i përmendëm statistikat të cilat i kemi dhe nuk janë fare në zbatim të ligjit, dhe të drejtat që ligji iu garanton këtyre grave”.