
Flutura Kusari, juriste e mediave (Foto: FB)
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka dalë me një reagim lidhur me rënien e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit.
Kusari ka thënë se Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan, e tash është vendi i ranguar në vlerën më të ulët.
Ajo ka renditur disa arsye, që sipas saj, kanë kontribuar që vendi të renditet në pozitën më të ulët në 15 vjetët e fundit.
“Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun; Radio Televizioni i Kosovës; Ligji për Komisionin e Pavarur për Media; Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve; Moszbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike; Vëzhgimi i gazetarëve; Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet, por nuk ngrenë aktakuza dhe Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, ka shkruar ajo në Facebook.

















