Pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka reaguar avokati dhe analisti politik serb, Çedomir Stojkoviq.
Stojkoviq, duke ironizuar me presidentët serbë ka treguar ku ishin ata kur Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe sot kur Asambleja Parlamentare votoi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Boris Tadiq [presidenti i atëhershëm serb] iku në Rumani. Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.
Kad je Kosovo proglasilo nezavisnost Boris Tadić pobegao u Rumuniju
Kada je Kosovo primano u Savet Evrope Aleksandar Vučić pobegao u Bosnu.
— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) April 16, 2024