Avokati i VV-së thotë se Kurti do të jetë kryeministër: Numrat do t’i kemi kur të vije koha

E publikuar: 29/03/2025 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, beson se Qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se partia e Kurtit do t`i ketë numrat e nevojshëm kur të vije koha.

Ai ka thënë LVV-ja është në kontakt me partitë tjera.

“I kemi numrat, sepse jemi në komunikim edhe me partitë tjera, që janë aktuale. Janë konsultat qoftë me subjekte politike, qoftë me individ, pra automatikisht po e them në këtë emision që numrat do t’i kemi kur të vie koha, pas konstituimit të Kuvendit fillojnë afatet kushtetuese”.

“Ne konsultat joformalisht i kemi nisur edhe më herët, mirëpo ne ato zyrtare ia fillojmë automatikisht kur nis thirrja e seancave”, ka thënë ai në Tëvë1.