Ben Emmerson avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nuk është pajtuar me propozimin e ZPS-së që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit 2021.
Emmerson ka thënë se gjykimi nuk mund të nis para qershorit të vitit 2022.
“Gjykimi nuk mund të filloj pra qershorit 2022, kjo është data më e hershme që mund të filloj gjykimi”, tha Emmerson,transmeton Telegrfafi.
Lidhur me çështjen se sa do të zgjasë procedura e gjykimit, Emmerson tha se kjo mund të marrë kohë prej 18 muaj deri në dy vite.
“Sa i përket sesa kohë do të zgjasë gjyqi, duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për rreth 100 incidente në pothuajse tërë territorin e Kosovës, gjykimi mund të zgjasë nga 18-muaj deri në dy vite”, tha Emmerson.


















