Avokati i Popullit bënë thirrje të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë

E publikuar: 02/02/2025 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.” – thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

”Është e domosdoshme që të punohet në parandalim që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut!
Në këtë moment dhimbjeje solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.”