Avokati ‘godet’ Qeverinë e Kosovës: Ishte spektatore dhe aspak mbështetese për rastin e arrestimit të Hasan Dakajt

E publikuar: 06/01/2025 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë, avokati Xhevdet Smakiqi bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale lirimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, nga paraburgimi njëvjeçar në Serbi.

“Kam qenë i nderuar të jem mysafir në familjen Dakaj nga Korisha e Prizrenit për të festuar këtë lajm të gëzueshëm. Hasan Dakaj është liruar pas një viti nga kidnapimi i shtetit antidemokratik të Serbisë,” shkruan avokati.

Ai falënderoi familjen Dakaj për besimin e treguar ndaj tij për mbrojtjen e interesave juridike të familjes dhe shtoi se procedurat ligjore dhe mbulimi i shpenzimeve ishin përballuar vullnetarisht nga bashkëfshatarët e Korishës.

Smakiqi kritikoi pasivitetin e Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

“Pa dëshiren time duhet te thekësojme se Qeveria e Kosoves ishte pasive spektatore dhe aspak mbështetese per rastin e Hasan Dakaj. Te gjitha procedura ligjore mbulimi i shpenzimeve proecudarale ishin barrë vullnetare e bashkëfshatarëve te Korishes”, ka shkruar Smakiqi në postimin e tij.