Avokati Berisha ironizon me premtimin e Kryeministrit Kurti për buxhetin 3 miljardë euro

E publikuar: 06/02/2020 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Berisha, avokati i njohur që ka mbrojtur shumë të dyshuar për korrupsion në institucionet e Kosovës, ish këshilltar për qështje juridike dhe ligjore në Qeverinë Mustafa, ka reaguar me ironi ndaj premtimit të Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm se buxheti do të rritet në 3 miljardë, raporton Infosot.

Sipas Berishës, Kurti ka qenë dashur të tregoj se për çfarë perjudhe kohore do të rritet buxheti.

Ai ka shprehur dyshime në premtimin e Kurtit, thotë se mundet ta arrijë këtë premtim vetëm brenda dy mandateve.

Shkrimi në FB

Shkrimi i plotë në Facebook nga avokati i njohur dhe pronari i gazeta Sinjali, Besnik Berisha:

Para kishim me be boll, hiç me pak se 3 miliard buxheti. Tash vec na ka mbete me pa se ku kemi me i harxhu..

P.S. Hala s’po e di se per cilin vit e kemi planin me pase buxhetin 3 miliard dhe ku kemi me i marre.

Cfare baksuzave jemi, eshte rrezik se ky buxhet eshte parapare per mandatin 8 vjecar 🤦‍♂️