Lajmet

Avokatët: Gjykata Administrative do t’i shpejtojë lëndët dhe do të rrisë sigurinë juridike

09.05.2026 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokatët: Gjykata Administrative do t’i shpejtojë lëndët dhe do të rrisë sigurinë juridike

Njohës të çështjeve të drejtësisë kanë vlerësuar se funksionalizimi i Gjykatës Administrative të Kosovës do të ndikojë në rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve administrative, duke shkurtuar kohën e pritjes për qytetarët dhe bizneset, raporton Ekonomia Online.

Avokati Tom Gashi tha për Ekonomia Online se deri më tani lëndët administrative janë trajtuar si çështje civile, duke bërë që procedurat të zgjasin me vite.

“Ajo që është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës është se të gjitha çështjet, të gjitha lëndët tani do të shkojnë në një gjykatë të vetme, në Gjykatën Administrative në Prishtinë. Jo që do të ketë departamente të veçanta, siç ka qenë deri më tani secila gjykatë themelore që ka pasur departament të tillë, por këto janë konsideruar faktikisht si çështje civile dhe afatet e zgjidhjes së tyre kanë qenë tepër, tepër të mëdhaja. Do të thotë, në një rast ka mundur me zgjatë po themi kështu, 5 deri 10 vite, përfundimisht. Këto kanë qenë prapë së paku do të thotë informata nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dhe tani të gjitha çështjet do të përfundojnë në Prishtinë”, tha ai.

Sipas tij, gjykata e re do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave dhe në zgjidhjen më efikase të kontesteve administrative.

“Kemi diku rreth 22 gjyqtarë, me stafin përcjellës, dhe mendoj që duhet të jenë efikas. Kjo gjykatë do t’i zgjidh të gjitha kontestet në kompetencën e saj që i ka dhe janë konteste të shkallës së parë. Pastaj ankesat e caktuara që sigurisht që do të ketë, do të zgjidhen nga Gjykata e Apelit, me siguri për departamente të veçanta të kontesteve administrative. Ajo që është e mirë, që qytetarët tani nuk do të presin do të thotë në afate të pacaktuara, për këto çështje që janë në këtë kompetencë dhe do të zgjidhen shumë, shumë më shpejt. Mendoj që do t’i ndihmojë edhe biznesit, edhe individëve të caktuar, edhe pensionistëve, edhe çështjeve të punës që janë dhe do të zgjidhet një konglomerat i çështjeve juridike shumë më shpejt, shumë më efikas, dhe edhe në kohë, po besoj që edhe në drejtësi”, tha ai.

Gashi theksoi se specializimi i gjyqtarëve pritet të sjellë rezultate më të mira në trajtimin e lëndëve, duke ndikuar edhe në rritjen e besimit të investitorëve të huaj në sistemin juridik të Kosovës.

“Meqenëse gjyqtarët do të jenë të specializuar, prej tyre pritet që të merren vetëm me këtë çështje, nuk do të merren me çështje të përgjithshme, të themi, dhe rezultatet do të jenë shumë më të mira, efikase në kohë, dhe efikase në ofrimin e drejtësisë për qytetarët e Kosovës, për biznese dhe për çështje të tjera që e bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët e Kosovës, që të arrijnë drejtësinë nëpër gjykata dhe jo që të merren faktikisht me çështje të tjera të kontesteve që kanë qenë të thuash ashtu e pamundshme të zgjidhen për një periudhë të gjatë kohore. Mirëpo, kjo ka ndikuar edhe për çështje të investimeve të huaja, sepse një biznes i huaj, i cili dëshiron që të investojë në një shtet të pavarur, në një shtet i cili është në zhvillim e sipër, sigurisht që me juristët e tyre, me avokatët e tyre, marrin faktikisht shpjegime, marrin këshilla ligjore se si funksionon çështja e sistemit juridik në një vend të caktuar. Kështu që mendoj, thuajse kemi një përmbyllje tani, dhe mendoj që në sistemin juridik të Kosovës nuk ka mungesë të gjykatave tani. Është arritur ai rrumbullakësimi, që t’i kemi të gjitha gjykatat në një vend. Kemi Gjykatën Ekonomike, kemi tani Gjykatën Administrative, gjykatat e rregullta të të gjitha departamenteve për të gjitha lëmitë, dhe shpresojmë që ky sukses i Kosovës të jep rezultate sa më të mira dhe sa më të shpejta”, tha ai.

Edhe avokati Arbër Jashari e cilësoi themelimin e Gjykatës Administrative si hap të rëndësishëm për sistemin gjyqësor.

“E konsideroj që është një hap shumë i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Kjo pasi që, me formimin e një gjykate profesionale, mendoj që do të rritet edhe efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve në çështjet administrative. Ligji i ka dhënë edhe disa kompetenca shtesë që përfshijnë çështjet e punës dhe krejt këto janë në funksion të efikasitetit në sistemin gjyqësor”, tha ai.

Ai shtoi se ngarkesa e madhe në Gjykatën Themelore ka qenë një nga arsyet kryesore për krijimin e kësaj gjykate të specializuar.

“Kjo pasi që Gjykata Themelore, në kuadër të së cilës ka vepruar departamenti administrativ, ka qenë shumë e ngarkuar. Dhe tash kemi një gjykatë ose institucion të specializuar, me gjyqtarë të specializuar në lëminë administrative, dhe mendoj që do të rritet efikasiteti dhe në njëfarë forme qytetarët do ta arrijnë më shpejt realizimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre”, tha ai.

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, të martën është hapur Gjykata Administrative e Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se fillimi i funksionimit të kësaj gjykate përbën një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicën e Jugut

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicën e Jugut

Gjykata në Prishtinë cakton paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë

Gjykata në Prishtinë cakton paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë

Shefi i NATO-s: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës

Shefi i NATO-s: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës

Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

Daut Haradinaj del me një sugjerim për mandatarin e ri të qeverisë

Ekzekutohet në tërësi paga e punëtorëve të RTK-së, sindikata anulon protestën

Ekzekutohet në tërësi paga e punëtorëve të RTK-së, sindikata anulon protestën

Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione

Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione

Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve: Lufta jonë ishte e drejtë

Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve: Lufta jonë ishte e drejtë

Këta janë pesë kandidatët e VV-së “në prag” të hyrjes në Parlament

Këta janë pesë kandidatët e VV-së “në prag” të hyrjes në Parlament

Tetë ulëse për Aleancën: Dorëzimi i mandateve mundëson hyrje të reja në Parlament

Tetë ulëse për Aleancën: Dorëzimi i mandateve mundëson hyrje të reja në Parlament

Enver Hoxhaj paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës pas zgjedhjeve

Enver Hoxhaj paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës pas zgjedhjeve

Xhamat e errët të veturave – Supremja shfuqizon pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për shkak të mungesës së bazës ligjore

Xhamat e errët të veturave – Supremja shfuqizon pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për shkak të mungesës së bazës ligjore

Vuçiq pyetet nga Fox News nëse Serbia do e njoh Kosovën: Dua lidhje ekonomike – s’jam gati ta shkeli Kushtetutën

Vuçiq pyetet nga Fox News nëse Serbia do e njoh Kosovën: Dua lidhje ekonomike – s’jam gati ta shkeli Kushtetutën

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

KMShK dënon deklaratën e Drita Morina: Pa asnjë mbështetje në Kodin e Etikës të KPM-së, ka paralajmëruar mbylljen e emisionit “Debat Plus”

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR-i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR-i për ndihmën e parë emergjente

Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK

Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK

Maqedonci priti studentë nga ETH Zurich: Kosova po forcon rolin në arkitekturën e sigurisë në Evropë

Maqedonci priti studentë nga ETH Zurich: Kosova po forcon rolin në arkitekturën e sigurisë në Evropë