Avni Arifi koordinator dhe kanidatat për kryetar të AAK-së në Prishtinë

E publikuar: 03/04/2015 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK ka bërë të ditur përmes një komunikate se kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj takoi strukturat e AAK-së në Prishtinë ku edhe është vendosur që Avni Arifi të jetë koordinator dhe kanidatat për kryetar të AAK-së në Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat drejtuese të Degëve të AAK-së në Prishtinë, me të cilët ka diskutuar zhvillimet në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të Aleancës.

Në këtë kuadër është caktuar koordinator procesit të brendshëm zgjedhor për Prishtinën, Avni Arifi, njëherit kandidat për kryetar të Degëve të AAK-së në Prishtinë.

Kryetari Haradinaj ka falënderuar për angazhimin e deritashëm në krye të Aleancës për Prishtinën, kryetarin e deritashëm, Besnik Tahiri, i cili ka udhëhequr me sukeses, profesionalisht dhe me përkushtim të lartë në dy mandatet e fundit strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.